Menü

İnformacione për provim

Provimi i OMU-YÖS 2017 i Universitetit Ondokuz Mayıs do të realizohet më datë 22 prill 2017 në 7 qendra në Turqi, në disa qendra të përcaktuara jashtë Turqisë; duke u koordinuar sipas orës së Turqisë. Informacionet mbi shtetin, qytetin dhe emërtimin e ndërtesës ku kandidatët do t’i nënshtrohen provimit do të shpallen nga Zyra e Koordinimit të OMU-YÖS 2017 në adresën tonë të internetit.

Për hyrjen në provimin OMU-YÖS 2017 kandidati duhet të jetë i pajisur me të dhënat dhe dokumentin që do të marrë nga adresa jonë e internetit dhe me të dhënat dhe dokumentin e pasaportës përpara se të fillojë provimin. Kandidatët duhet të jenë të pajisur me laps plumbi, gomë, hapëse lapsi dhe letër të bardhë boshe që do t’i nevojitet për zgjidhjen e pyetjeve. Gjatë provimit nuk lejohet asnjë lloj pajisjeje apo mjeti përveç orës së dorës që nuk ka veçori të komunikimit teknologjik / funksion fotografimi apo regjistrimi video. Janë të lejuara ujë në shishe plastike të tejdukshme dhe karamele.

Është shumë e rëndësishme që kandidatët të paraqiten në ndërtesën e përcaktuar për zhvillimin e provimit të paktën një orë përpara orës së provimit në mënyrë që të akomodohen në kohë në sallën e provimit.

Asnjë kandidat nuk mund të hyjë në një qendër provimi të ndryshme nga ajo që i është përcaktuar në Dokumentin e Hyrjes në Provim për provimin OMU-YÖS 2017. Do të aplikohet qendra dhe gjuha e provimit (turqisht, anglisht, rusisht, arabisht, frëngjisht, gjermanisht, boshnjakisht dhe shqip) të cilat janë përgatitur dhe klasifikuar bazuar në deklaratën personale të kandidatit për provimin OMU-YÖS 2017.

Provimi OMU-YÖS 2017 në formë testi do të përmbajë pyetje në gjuhët turqisht, anglisht, rusisht, arabisht, frëngjisht, gjermanisht, boshnjakisht dhe shqip. Ky test përbëhet nga Pyetje të Aftësive Themelore dhe Pyetje të Natyrës Shkencore (Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji). Pyetjet e Aftësive Themelore janë përgatitur për të testuar aftësinë e mendimit abstrakt dhe njohuritë themelore në fushat e shkencës të kandidatit. Testi i matematikës përbëhet nga pyetje matematikore që përfshijnë temat e algjebrës, analizës, gjeometrisë dhe ka për qëllim matjen e aftësive të mendimit matematikor dhe fuqinë e zgjidhjes së problemit.

Gjatë provimit kandidatët do të përballen me gjithsej 80 pyetje. 30 nga këto pyetje janë Pyetje të Aftësive Themelore, 40 pyetje nga Matematika ndërsa 10 pyetje nga Fizika, Kimia dhe Biologjia për zgjidhjen e të cilave do të ofrohet një kohë prej 120 minutave (2 orë). Provimi do të jetë i drejtpërdrejtë (ballë për ballë) dhe gjatë kohës së përcaktuar për provim kandidatëve do t’u shpërndahen libërthat e pyetjeve dhe fletët ku do të pasqyrojnë përgjigjet e testit. Kandidatët do të shënojnë në formularët e përgjigjeve përgjigjet e përcaktuara nga ana e tyre si të duhurat.

Pyetjet e provimit OMU-YÖS 2017 janë pyetje të tipit “me shumë alternativa”. Alternativat e përgjigjes së pyetjes janë pesë dhe vetëm një nga këta alternativa duhet zgjedhur për përgjigjen e saktë. Kandidati duhet të shënojë duke zgjedhur vetëm njërën nga alternativat A, B, C, D, E si përgjigjen e saktë për secilën pyetje.

Gjatë periudhës së provimit është i ndaluar komunikimi dhe shkëmbimi i kopjeve mes kandidatëve. Provimi i çdonjërit nga kandidatët që mësohet të ketë vepruar në një nga këta forma do të anullohet dhe të konsiderohet i pavlefshëm. Përgjigjet e kandidatëve që nuk kanë zbatuar rregulloren e provimit ose që nuk kanë dorëzuar dokumentet e nevojshme në fund të provimit,  nuk do t’i nënështrohen procesit të vlerësimit (korigjimit) dhe për këta kandidatë nuk do të përpilohet “Dokumenti i Rezultatit të Provimit”.

Parimet Kryesore dhe Rregullat

YÖS është një provim ndërkombëtar për nxënësit e huaj, që dëshirojnë të studiojnë në universitetin OMÜ dhe përgjigjet e provimit mund t’i përdorin edhe për universitetin OMÜ, por edhe për universitete e tjera të Turqisë. Ky provim bëhet nga universiteti OMÜ dhe koordinatorët e YÖS-it.

Përgjigjet e provimit OMÜ- YÖS 2017 janë të vlefshmë për 2 vite.

Aplikimet për provimin OMÜ- YÖS 2017 do të bëhet online dhe do realizohet në 8 gjuhë; Turqisht, Anglisht, Rusisht, Arabisht, Frengjisht, Gjermanisht, Boshnjakisht dhe Shqip.

Korrespondenca (e-mail, postë etj) mes kandidatëve dhe koordinatorëve të OMÜ- YÖS do zhvillohet në gjuhën turke dhe angleze. Gjatë korrespondencës për vonesat apo humbjet OMÜ- YÖS nuk mban përgjegjësi. Kandidatët për aplikimin apo edhe për provimin mund të zgjedhin gjuhë tjetër përveç turqishtes, njërën prej gjuhëve që është përcaktuar nga OMÜ- YÖS.

Provimi OMÜ- YÖS është i vlefshëm vetëm për kandidatët që do të vazhdojnë studimet universitare apo 2 vjeçare. Për ato që janë duke studiuar në master dhe dëshirojnë të bëjnë transfertë në njërin prej universiteteve të Turqisë, bëjmë të ditur se OMÜ- YÖS nuk e ka këtë të drejtë.

Koordinatorët e OMÜ- YÖS nuk interesohen për leje qëndrimi, konvikt apo për bursë.

Koordinatorët e OMÜ- YÖS, nuk mbajnë përgjegjësi dhe as nuk ndërhyjnë për nxjerrjen e pashaportave të kandidatëve.

Pagesa që meret nga kandidatët nuk mbartet për vitin tjetër. Pavarësisht se ka bërë pagesën, por heq dorë nga aplikimi, aplikimi i quhet i pavlefshëm, për ato që nuk hyjnë apo nuk mund të hyjnë në provim për çfarëdo lloj arsye, nëse nuk meret në provim apo nxirret nga provimi, nëse provimi nuk është i suksesshëm ose nëse i njihet i pavlefshëm, nëse bën pagesë për një shërbim që nuk i kërkohet ose nëse për të njëjtin shërbim bën më shumë se një herë pagesë, atëherë pagesa nuk i rikthehet.

Data e provimit vendoset nga koordinatorët e OMÜ- YÖS. Për situatat, të cilat nuk janë të cilësuara në udhëzues do të veprohet sipas vendimit të koordinatorëve të OMÜ- YÖS.

Rregullat që duhet të përmbahen në provim

1.            Ata që kanë GSM (telefona celularë) me vete, duhet t’i kenë të fikura dhe mbi tavolinë. Në të kundërt, nëse gjatë provimit bie telefoni ose vihet re ndonjë situatë tjetër, provimi anullohet.

2.            Gjithashtu është e ndaluar të hihet në provim me mjetë thirrëse, radiotransmetues etj, mjete komunikuese kopjuter xhepi, orë të cilat përdoren për qëllime të tjera dhe pajisje të ngjashme me këto; fletore, libër, fjalor, mjete elektronike që kryejnë funksionin e fjalorit, makinë llogaritëse,

3.            Kandidatave do iu jepet 120 minuta. Pas 30 minutave kandidati nuk do të pranohet në provim. 40 minutat e para dhe 5 minutat e fundit është e ndaluar që kandidati të dalë nga provimi. Kandidati , i cili përfundon provimin ose del nga salla e provimit, për asnjë lloj arsye nuk pranohet të rihyjë në provim.

4.            Gjatë provimit është e ndaluar të flitet dhe t’i drejtohet pyëtje nëpunësve. Gjithashtu është e ndaluar, që nëpunësit të flasin me kandidatët nga afër apo me zë të ulët. Gjithashtu është e ndaluar, që kandidatët të kërkojnë nga njëri- tjetri laps, gomë (fshirëse), letër etj.

5.            Nëpunësit janë të detyruar t’i përmbahen çdo rregulli. Provimi për t’u quajtur i kalueshëm, mbi të gjitha është i lidhur me përmbajtjen e rregullave. Kandidatët që nuk i përmbahen rregullave apo paralajmërimeve provimi do iu quhet i pavlefshëm dhe do iu bëhet proçes verbal.

6.            Gjatë provimit kandidatët, të cilët kopjojnë, tentojnë të kopjojnë, ose ndihmojnë për të kopjuardo t’iu shkruhet emri në proçes verbal dhe provimi do quhet i pakalueshëm. Nëpunësit nuk janë të detyruar të paralajmërojnë ata që kopjojnë apo ndihmojnë në kopjim. Është shumë e rëndësishmë, që fletën e provimit ta mbani në mënyrë që përgjigjet e juaja të mos shihen. Nëse vihet re se është kopjuar dhe përgjigjet e kandidadëve janë të njëjta, atëherë pjesërisht ose plotësisht provimi do të quhet i pavlefshëm. Nëse provimi nuk bëhet në përshtatje me rregullat, nëpunësit kanë për detyrë të mbajnë shënim dhe koordinatorët e OMÜ- YÖS kanë të drejtë që provimin ta quajnë të pavlefshëm.

7.            Përgjigjet do të shkruhen në pjesën përkatëse të pyetësorit.

8.            Gjatë provimit, përfshirë edhe nëpunësit është e ndaluar të hajnë apo të pijnë cigare, llullë, puro etj. Është e lejuar të pihet ujë me ambalazhë transparent apo sheqer.

9.            Është rreptësisht e ndaluar të shkruhen pyetjet dhe përgjigjet në një letër tjetër dhe këtë letër të nxirret jashtë.