Menü

Kushtet E Pjesëmarrjes

Cilësitë që kërkohen tek kandidatët

Me kusht që kandidatët të jenë maturantë apo të diplomuar nga shkolla e mesme;

Pranohen aplikimet e kandidatëve që:

a) janë shtetas të huaj,

b) kanë lindur si shtetas turq dhe kanë marrë lejen e nevojshme nga Ministria e Brendshme për daljen nga shtetësia turke dhe në dokumentin e daljes nga shtetësia turke kanë të regjistruar fëmijë të mitur të cilët bazuar në ligjin e Shtetësisë Turke janë të pajisur me dokumentin e çështjeve lidhur me ushtrimin e të drejtave të njohura,

c) janë shtetas të huaj dhe kanë fituar shtetësinë turke si dhe ata që kanë kaluar në shtetësinë turke / në këtë rast ata që kanë shtetësi të dyfishtë,

ç) (1) janë nxënës me shtetësi turke të cilët vazhdojnë arsimin e mesëm jashtë shteti përpara datës 01.02.2013 dhe ata që tre vitet e fundit të arsimit të mesëm (gjimnazit) i kanë përfunduar në një shtet të huaj përveç  Republikës Turke të Qipros Veriore (R.T.Q.V) (përfshirë këtu edhe nxënësit që kanë përfunduar arsimin e mesëm (gjimnazin) në shkolla turke të hapura në një shtet të huaj përveç  R.T.Q.V në kuadër të marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit të vendit),

    (2) janë nxënës me shtetësi turke të cilët kanë filluar ndjekjen e arsimit të mesëm pas datës 01.02.2013 të pranuar me kontigjentin e shtetasëve të huaj dhe ata që kanë përfunduar të gjithë arsimin e mesëm (gjimnazin) në një shtet të huaj përveç  R.T.Q.V (përfshirë këtu edhe nxënësit që kanë përfunduar arsimin e mesëm (gjimnazin) në shkolla turke të hapura në një shtet të huaj përveç  R.T.Q.V në kuadër të marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit të vendit),

d) janë shtetas të R.T.Q.V, me vendbanim në R.T.Q.V dhe që kanë përfunduar arsimin e mesëm në R.T.Q.V, që posedojnë rezultate të provimit GCE AL si dhe ata nxënës që janë regjistruar në kolegjet dhe gjimnazet e shteteve të tjera në vitet 2005-2010, që vazhdojnë arsimin atje dhe posedojnë apo do të posedojnë rezultate të provimit GCE AL.

Nuk pranohen aplikimet e kandidatëve që:

• janë shtetas turq dhe kanë përfunduar të gjithë arsimin e mesëm në Turqi ose R.T.Q.V,

• janë shtetas të R.T.Q.V (përveç atyre që kanë përfunduar të gjithë arsimin e mesëm në gjimnazet e R.T.Q.V dhe posedojnë rezultate të provimit GCE AL si dhe atyre që janë regjistruar në kolegjet dhe gjimnazet e shteteve të tjera në vitet 2005-2010, që vazhdojnë arsimin atje dhe posedojnë apo do të posedojnë rezultate të provimit GCE AL),

• janë me shtetësi të dyfishtë dhe që shtetësia e parë e tyre është turke dhe janë të lindur sipas përkufizimit të cekur në pikën (b) të paragrafit të parë të Nenit 5, (përveç atyre që kanë përfunduar të gjithë arsimin e mesëm në një shtet të huaj përveç R.T.Q.V / atyre që kanë përfunduar arsimin e mesëm në shkollat turke të hapura në një shtet të huaj përveç R.T.Q.V),

• janë me shtetësi të dyfishtë dhe njëra prej këtyre dy shtetësive i përket R.T.Q.V (përveç atyre që kanë përfunduar të gjithë arsimin e mesëm në gjimnazet e R.T.Q.V dhe posedojnë rezultate të provimit GCE AL si dhe atyre që janë regjistruar në kolegjet dhe gjimnazet e shteteve të tjera në vitet 2005-2010, që vazhdojnë arsimin atje dhe posedojnë apo do të posedojnë rezultate të provimit GCE AL),

• janë shtetas turq që marrin arsimin e mesëm në shkollat e udhëhequra nga ambasada të huaja në Turqi dhe ata që vazhdojnë arsimin e mesëm në gjimazet e huaja në Turqi ose e atyre që janë me shtetësi të dyfishtë dhe që shtetësia e parë e tyre është turke dhe janë të lindur sipas përkufizimit të cekur në pikën (b) të paragrafit të parë të Nenit 5.